Arrestohet Veton Gashi, ishte i përfshirë në disa incidente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Veton Gashi, ishte i përfshirë në disa incidente

    Insajderi
    20 February 2025 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të njohur për organet e rendit.

    I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Bëhet fjalë për Veton Gashin, 25-vjeçarin nga Prishtina, i njohur si problematik, që është përfshirë në plot incidente.

    Ndaj Gashit, siç raporton Sinjali ka pasur urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë për t’u dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 5 muaj burgim për një rast të mëhershëm.

    Ai u kap në rrugën “Ukshin Hoti”, ku fillimisht Policia ndaloi për kontroll një veturë, ku gjendej edhe Gashi dhe pas verifikimit, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Gashi është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark