Shpërthen gypi kryesor, Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen gypi kryesor, Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

    Insajderi
    20 February 2025 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor, i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat deri në Grace kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

    Në njoftim thuhet se poashtu edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë, derisa ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për sonte.

    “Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë. Puna kryesore për sanimin e gypit, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë nesër”, thuhet tutje në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark