Vazhdon numërimi i votave në tri komuna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

    Insajderi
    21 February 2025 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përmbylljes së numërimit të votave në 35 komuna të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur për t`u numëruar votat në tri komuna, Prishtina, Peja dhe Leposaviqi, të cilat pritet të përfundojnë sot

    Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë se është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës. Mirëpo, ka njoftuar se numërimi i votave do të vazhdoj dhe sot.

    “Janë numëruar 94.31% apo 2,389 nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 144 vendvotime që i takojnë këtyre komunave tri komunave”, tha Elezi.

    Ai theksoi se gjatë procesit të numërimit, i zhvilluar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët për deputetë, është realizuar edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

    “Ky është një proces sigurie që çdo votë të jetë e evidentuar me saktësi”, ka thënë ai.

    Elezi po ashtu tha se KQZ ka publikuar platformën elektronike ku janë shfaqur të dhënat për votat e kandidatëve për deputetë dhe të dhënat për rezultatin e subjekteve politike.

    Pas numërimit të votave në komuna fillon numërimi fillimisht i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark