Veç 190 vota diferencë, garë e ngushtë mes Vesel Krasniqit e Lahi Brahimajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veç 190 vota diferencë, garë e ngushtë mes Vesel Krasniqit e Lahi Brahimajt

    Insajderi
    21 February 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy kandidatët nga koalicioni AAK-NISMA, Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqi, po zhvillojnë një garë të ashpër për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, me vetëm 190 vota diferencë midis tyre.

    Ata janë duke luftuar për vendin e shtatë në listën zgjedhore, ndërsa vendi i tetë është rezervuar për kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku, e cila pritet të hyjë në Kuvend përmes kuotës gjinore.

    Aktualisht, Lahi Brahimaj ka mbledhur 10,973 vota, ndërsa Vesel Krasniqi ka 10,783 vota, duke e bërë garën tejet të ngushtë.

    Theksojmë se deri tani janë numëruar 94.67% e votave./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark