Mungon prej kohësh, ja çfarë është duke bërë Flori Mumajesi! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mungon prej kohësh, ja çfarë është duke bërë Flori Mumajesi!

    Insajderi
    21 February 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka kohë që prej kur Flori Mumajesi po i mungon skenës me këngët e tij.

    Miku i Florit, njëherësh bashkëpunëtori i tij i ngushtë Klajdi Haruni e ka komentuar mungesën e artistit.

    Në një herë intervistë të fundit, Klajdi ka dhënë sinjale për rikthimin e Florit.

    “Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë. Disa këngë i ka krijuar që tani”, rrëfeu ai pranë Arbana Osmanit.

    Kujtojmë se mos prezenca e Mumajesit në skenën vendore ka qenë shumë shpesh temë diskutimi.

    Përgjatë kësaj periudhe ka pasur edhe artistë që kanë shprehur publikisht dëshirën për bashkëpunim muzikor me Florin, një nga ta, këngëtarja Eneda Tarifa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark