
Deklarata e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt se është i hapur për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjes, ka nxitur edhe reagimin e analistit të kësaj partie, Sadri Ramabaja.
Se kushdo që shpreh simpatinë më të vogël ndaj VV-së për Ramabajën bëhet ‘ideal’ e vërteton edhe postimi i tij në Facebook.
Ai e ka quajtur Limajn largvajtës e tejet të urtë teksa ka theksuar se ka një pozicionim të maturuar politik.
Shkrimi i i plotë i Ramabajës:
Krijimi i përshpejtuar i Qeverisë Kurti III, natyrisht falë edhe pozicionimit të maturuar politik, largvajtës e tejet të urtë të idealistëve si Fatmir Limaj, na e krijon mundësinë reale që të përballemi me kohë me kolonën e pestë.
Duhet ta rikujtoj faktin se Kolona e pestë ka kohë që ka punuar për krijimin e kaosit politik. Aktakuza e ngritur ndaj dy spiunëve që punonin në logari të Serbisë, është vetëm maja e Ajzbergut.
Forcimi dhe selitja e marrëdhënieve, sidomos në rrafshin e sigurisë e mbrojtjes, me aleatët tanë perendimor [tok me bërthamën e shteteve që po vihen në dipozicion të mbrojtjes së Ukrainës, rrjedhimisht edhe të Ballkanit], do t’i hapë rrugë shndërrimit të Republikës në një kështjellë që do të vihet në funksion të mbrojtjes së interesave të Kombit.