Aksident i rëndë në Brazil/ Autobusi me studentë përplaset me kamionin, 12 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksident i rëndë në Brazil/ Autobusi me studentë përplaset me kamionin, 12 të vdekur

    Insajderi
    21 February 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazilin juglindor ku një autobus dhe një kamion u përplasën në një autostradë.

    Përplasja ishte fatale dhe mbetën të vrarë 12 pasagjerë ndërkohë 21 të tjerë u plagosën. Viktimat ishin studentë të Universitetit të Francës sipas burimeve zyrtare.

    Shoferi i kamionit i cili gjithashtu u plagos, u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit në mbrëmje pranë Nuporanga, një qytet rreth 370 kilometra nga kryeqyteti i shtetit, por u kap më vonë dhe u shtrua në spital. Më pas ai u akuzua për tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, vrasje pa dashje dhe lëndim trupor.

    Stacionet televizive lokale transmetojnë pamje nga skena e përplasjes që tregojnë autobusin, me anën e majtë të tij të shkatërruar plotësisht nga përplasja.

    Guvernatori Tarcísio de Freitas shpalli tre ditë zie zyrtare në shtetin e Sao Paulos, ku ndodhi aksidenti.

    Në vitin 2024, më shumë se 10,000 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Brazil, sipas Ministrisë së Transportit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark