Maqedonci: Po ndërtojmë fabrikën e municionit, Franca ende s’e ka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Po ndërtojmë fabrikën e municionit, Franca ende s’e ka

    Insajderi
    21 February 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në Forumin e Sigurisë Halifax, ka kritikuar Evropën pasi sipas tij nuk ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.

    Ai madje tha se Franca nuk ka fabrik për të prodhuar municion, ndërsa Kosova po e ndërton atë.

    Pos kësaj, Maqedonci, ka deklaruar se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa”, tha ai siç raporton Domino Theory.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark