Zarfi i dytë: Gjesti ka në dorë fatin e pesë banorëve - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Zarfi i dytë: Gjesti ka në dorë fatin e pesë banorëve

    Insajderi
    21 February 2025 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, lideri i javës, Gjesti, hapi zarfin e dytë, i cili i dha fuqinë për të ndryshuar fatin e disa banorëve në Big Brother VIP Albania.

    Në zarfin misterioz shkruhej: “Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’u dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje-ardhje”.

    Duke marrë rolin e vendimmarrësit, Gjesti nisi shpërndarjen e biletave.

    I pari që ai zgjodhi ishte Egli, një vendim që u prit me surprizë nga të gjithë, por Egli refuzoi ta pranonte biletën.

    “Faleminderit, e vlerësoj, por nuk e dua”, tha Egli.

    Më pas, ai vendosi t’ua dhurojë biletat e fatit Livias, Danjës dhe Tirit, të cilët i pranuan.

    Banorët e fundit që përfituan nga ky vendim ishin Aldo dhe Kelly, të cilët gjithashtu e morën biletën me kureshtje, duke pyetur veten se cili prej tyre mund të ketë biletën vajtje-ardhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark