Scholz: Nuk do ta lëmë Ukrainën vetëm dhe nuk do të marrim vendime mbi kokën e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Scholz: Nuk do ta lëmë Ukrainën vetëm dhe nuk do të marrim vendime mbi kokën e saj

    Insajderi
    21 February 2025 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka theksuar mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës dhe ripërsëriti angazhimin e vendit të tij për lirinë e shprehjes gjatë tubimit të tij të fundit të madh elektoral përpara zgjedhjeve të së dielës.

    Komentet e Scholz vijnë në fund të një jave kur presidenti amerikan Donald Trump rivendosi kontaktet me Rusinë – për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska – dhe pati përplasje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky,raporton BBC.

    Scholz tha se si Gjermania, ashtu edhe Evropa, duhet të “qëndrojnë të palëkundura në qëndrimet e tyre” mbi konfliktin.

    “Nuk do ta lëmë Ukrainën vetëm dhe nuk do të marrim vendime mbi kokën e saj. Do të sigurojmë që Ukraina të mbetet një vend që mund të zgjedhë lirshëm qeverinë e vet,” shtoi kancelari gjerman.

    Berlini është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së, ish-presidenti i së cilës, Joe Biden, kishte treguar një mbështetje të palëkundur për Kievin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark