Dështon misioni i Gjestit, ia marrin zarfat nga “valixhja e tundimeve” gjatë kohë që ishte në gjumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Dështon misioni i Gjestit, ia marrin zarfat nga “valixhja e tundimeve” gjatë kohë që ishte në gjumë

    Insajderi
    22 February 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjestit iu besua një mision i veçantë në shtëpinë e Big Brother, ku ai duhej të ruante një valixhe me shtatë zarfa, që përmbanin dënime dhe surpriza.

    Rregulli ishte i qartë: valixhja duhej të qëndronte gjithmonë me të, pa u lënë në duart e banorëve të tjerë.

    Megjithatë, sfida nuk zgjati shumë për të, pasi gjatë natës ai e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi.

    Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.

    Ky veprim ka sjellë reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Gjestit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të përballet me pasojat e misionit të tij të dështuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark