Përditësimi i rezultateve, kjo është diferenca në mes Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqit të Nismës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësimi i rezultateve, kjo është diferenca në mes Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqit të Nismës

    Insajderi
    22 February 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) (përditësuar në orën 23:32), pas përpunimit të 99.96% të votave nga numërimi në qendrat komunale, ka ndryshime mes votave të Brahimajt dhe Krasniqit.

    Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputetë, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.

    Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi e Fatmir Limaj priten të jenë përfaqësuesit e vetëm të simpatizantëve të NISMA-s në Kuvend.

    Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimë-s e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.

    Deri më tani në rezultatet e publikuara deputeti në radhët e AAK-së Lahi Brahimaj ka arritur të sigurojë 12.046 vota.

    Ndërsa, Vesel Krasniqi nga radhët e NISMA-së, ka arritur të marë 11.035 vota, 1 mijë më pak se Brahimaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark