Vullnetare e regjimit të Millosheviqit në Kroaci, tash zëvendëse e Kryetarit të Mitrovicës nga VV-ja - kush është 'Kaça'? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vullnetare e regjimit të Millosheviqit në Kroaci, tash zëvendëse e Kryetarit të Mitrovicës nga VV-ja – kush është ‘Kaça’?

    Insajderi
    22 February 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katarina Adjancic, sot është nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, konkretisht e Erden Atiqit të Vetëvendosjes. Por, kjo ish-punonjëse e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që njihet si ‘Kaça’, ka një tjetër të kaluar.

    Një video e bërë publike së fundmi zbulon se ajo në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nisi luftë në Kroaci, kishte shkuar atje si vullnetare. Si paramilitare. Dha edhe një intervistë për televizionin publik të kontrolluar nga regjimi, RTS.

    Gazetari Shkodran Hoti e ka publikuar këtë video.

    Shiko videon e plotë.

    Kur VV-ja e mori pushtetin në Mitrovicën e Veriut, një nga vendimet e para te Kryetarit Atiq ishte emërimi i zëvendëses. Katarina Adjanqiq ka lindur në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit.

    Ajo punon si zyrtare në Administratën Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, kurse jeton në pjesën veriore të Mitrovicës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark