Insajderi
Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Klinë, tre të lënduar- policia jep detaje

Insajderi
23 February 2025 - 23:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me armë zjarri në Klinë, tre të lënduar- policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përplasje me disa të tjerë në Jashanicë të Klinës. Njëri nga ta është lënduar nga arma e zjarrit, kurse dy nga ta me mjete të forta.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.

I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta.  Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark