
Një shpërthim është raportuar në konsullatën ruse në qytetin francez të Marsejës, sipas konsullit të përgjithshëm rus për rajonin.
Shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës ruse dhe njëra shpërtheu, tha një burim anonim i sigurisë në vendngjarje.
Nuk pati viktima dhe i gjithë personeli dhe konsulli rus nuk u lënduan, shtoi burimi.
Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm për shkallën e ndonjë dëmi.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, këto shpërthime në konsullatë kanë treguar shenja të një sulmi terrorist.
“Shpërthimet në territorin e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Marsejë kanë të gjitha shenjat e një sulmi terrorist,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
“Ne kërkojmë [Francës] masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.“