Shkaktoi tollovi në seancë, Prokuroria në Hagë heq dorë nga dëshmia e Ismet Tarës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi tollovi në seancë, Prokuroria në Hagë heq dorë nga dëshmia e Ismet Tarës

    Insajderi
    24 February 2025 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai tërë kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument, për të cilin pretendon se ia ka dëmtuar imazhin atij.

    Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mija”, tha Iodice, duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje.

    “Kërkoj pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit në përputhje me rregullën 143 të Rregullores, paragrafi 2(c) në qoftë se dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet. Kjo mund të bëhet me shkrim në fakt sepse do të përzgjedhim pjesët përkatëse dhe kështu do ta bëjë kërkesën me shkrim”, tha ai.

    Kryegjyqtari Charles Smith tha se dëshmitari u paralajmërua për gjerat që mund të pësojnë nga mosdhënia dëshmi, por që ai tha se atij nuk iu bë vonë dhe vazhdoi të mos përgjigjet.

    Kryegjyqtari shtoi se nuk e shohin të nevojshme të vazhdojnë me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës.

    Dixon tha se ata duhet ta dinë se çfarë materialesh do kërkohen të pranohen si prova gjyqësore për t’u përgatitur si mbrojtje për pyetjet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark