Luana dhe Marina Vjollca marrin drejtimin e ‘Ferma Vip 2’? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Luana dhe Marina Vjollca marrin drejtimin e ‘Ferma Vip 2’?

    Insajderi
    24 February 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luana Vjollca do rikthehet në ekran, por as tek Klan-i e as tek Top-i. Moderatorja pritet të prezantojë Ferma Vip 2.

    Luana përflitej se do rifillonte emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, por për arsye që nuk dihen, nuk u bë e mundur. Flitet se moderatorja nuk ka mundur dot të sigurojë shumën e nevojshme për të blerë kohën televizive. Gjithsesi, ky është një informacion në kuadër të thashethemeve.

    Edhe pse Ferma Vip i ishte besuar Fjoralba Ponarit, për të cilin vetë bukuroshja dha një intervistë duke thënë se do jetë sërish në krye të shfaqjes reality edhe për edicionin e dytë, duket se produksioni ka menduar ‘t’i gjejë një punë’ Luanës, e cila kohët e fundit është shfaqur si bizneswoman.

    Luana Vjollca është emri i konfirmuar nga produksioni i Ferma VIP për sezonin e dytë, ndërsa detaje të tjera mbeten ende konfidenciale. Pritet që në krah të saj të jetë edhe e motra, Marina Vjollca. Kjo e fundit, pasi nuk ‘shkëlqeu’ tek emisioni ‘Për shqiptarët’, thuhet se ka pranuar të jetë bashkë-prezantuese me të motrën në ‘Ferma Vip 2’./ Pamfleti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark