Ish-ushtari i UÇK-së: Kam qajtur kur e kam veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së: Kam qajtur kur e kam veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare

    Insajderi
    24 February 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi ndaj ish krerëve të UÇK-së ka vazhduar edhe këtë të hënë. Pikërisht për deklaratën e komandantë Tarës, bashkëluftari i tij, Xhafer Kadiri tregoi momentet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Unë kam kajt prej gëzimit kur erdh dita me vesh këtë uniformë, kam kajt prej gëzimit që kam me i shërby këtij vendi” tha ai.

    Ish ushtari i UÇK-së foli edhe për masakrën e Krushës së Madhe.

    “Unë i kam njoftë të gjithë është shumë e vështirë për mu me e përshkru. I kam njoftë edhe serbët, njëri nga ta më ka njoft më ka thënë serbisht dorëzohu tre herë më ka thirrë, menja e tij që unë i qoj durtë përpjetë dhe unë kam gjujtë” shtoi ish ushtari.

    Ai tutje komentoi procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së.

    “Unë nuk jam mirë prej menve prej kur i kanë marrë ata”, tha ai në emisionin “Frontal”.

    Kadiri tha që e kanë përcjellë me muzikë komandat Tarën kur u nis për intervistim në Hagë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark