OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën

    Insajderi
    24 February 2025 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë, të hartuar nga BE-ja dhe Britania e Madhe, për të shënuar përvjetorin, dhe e cila e cila riafirmon “angazhimin e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

    Një rezolutë, kur miratohet, përdoret për të shprehur zyrtarisht opinionin ose vullnetin e organizatës ndërkombëtare, raporton BBC.

    Rezoluta kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të atyre që votuan për ta kaluar. 93 shtete votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan.

    SHBA-ja e ka kundërshtuar rezolutën dhe në vend të kësaj ka depozituar të sajën, e cila nuk i referohet mbështetjes së integritetit territorial të Ukrainës dhe i referohet pushtimit të Rusisë si një “konflikt”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark