Termokos njofton se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokos njofton se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje

    Insajderi
    24 February 2025 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Lagja Kalabria sonte do të jeta pa ngrohje.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka shkruar se në orët e pasdites, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e kësaj lagje, është shfaqur një problem.

    Ai theksoi se ekipet janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për që ky problem të rregullohet.

    “Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje! Në orët e pasdites, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, shkroi kryeshefi i Termokosit Fisnik Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark