
Qytetarët vazhdojnë ta quajnë kryeministrin, Albin Kurti “Hajvan”. Ndonëse dje ishte fshirë një grafit më mbishkrimin “Kryeministër hajvan” sot është vendosur prapë një tjetër, përcjell Insajderi.
Në murin e rreth rrotullimit afër një qendre tregtare në Prishtinë, mëngjesin e sotëm është parë një grafit në të cilin shkruan “Kryeministër Hajvan”.
Grafiti i djeshëm ishte shkruar në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai ishte fshirë pasdite nga disa aktivistë të Vetëvendosjes.
Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.