Probleme me dhëmbët, Mbappe nuk ushtroi sot dhe s’dihet a do të luajë nesër! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Probleme me dhëmbët, Mbappe nuk ushtroi sot dhe s’dihet a do të luajë nesër!

    Insajderi
    25 February 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi do të udhëtojë drejt “Reale Arena” nesër për të luajtur me Real Sociedadin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

    Raportohet se trajneri Carlo Ancelotti do t’i pushojë Federico Valverden dhe Thibaut Courtois për ndeshjen kundër ekipit të Imanol Alguacil.

    Por, tash raportohet për një tjetër yll që mund të mbetet jashtë kësaj sfide, shkruan “Gazeta Express”.

    Sipas gazetarit Guillermo Rai nga “The Athletic”, ylli francez, Kylian Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të “Los Blancos”.

    Thuhet se ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit kishte probleme me dhembët dhe kështu mungoi sot në ushtrime, gjë që e vë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen e “San Sebastian” nesër mbrëma kundër Real Sociedadit.

    Pra, mbetet gjithçka pezull nëse do ta shohim kampionin e botës me Francës në ekipin e mbretërve në ndeshjen e Copa del Rey.

    Mbappe është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në muajt e fundit dhe mungesa e tij eventuale do të ishte një humbje e madhe dhe një shqetësim për trajnerin Ancelotti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark