Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri

    Insajderi
    25 February 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Platformën e-Kosova është lansuar shërbimi i ri nga kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” – “Shiko dhe paguaj faturat e grumbullimit të mbeturinave”.

    Shërbimin e gjeni në linkun: ekosova.rks-gov.net/589

    Për këtë ka shkruar edhe kryshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, i cili ka shkruar se qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat në këtë platformë.

    “Në bashkëpunim me platformën E-Kosova e lansuam pagesën përmes kësaj platformë. Tani të gjithë qytetarët e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit dhe Obiliqit përfshirë edhe bizneset në këto qytete mund të kryejnë pagesat në platformën E-Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shtuar “Jemi të përkushtuar që krahas ngritjes së cilësisë së shërbimeve të bëjmë sa më të lehtë edhe mënyrat e pagesave për qytetarët dhe bizneset”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark