Aksident mes dy veturave në Kijevë të Malishevës, tre të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes dy veturave në Kijevë të Malishevës, tre të lënduar

    Insajderi
    25 February 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës.

    Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

    Elezaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.

    “Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark