Shokuese: Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shokuese: Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris

    Insajderi
    25 February 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një amerikane e cila ishte në një udhëtim në Evropë është arrestuar pasi pretendohet se ka hedhur nga dritarja e hotelit foshnjën e porsalindur në Paris. Foshnja ka vdekur.

    Policia po e heton rastin si vrasje e fëmijës. Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë që rasti të ketë të bëjë me atë që njihet si “mohim i shtatzënisë”, një gjendje kur gruaja është e pavetëdijshme ose në mohim për shtatzëninë e saj deri në lindje, raportoi Guardian.

    Foshnjën raportohet se e hodhi nga dritarja e një dhome në katin e dytë të hënën në mëngjes. Ekipet e shpëtimit e dërguan në spital, por foshnja kishte vdekur.

    Gruaja po udhëtonte në Evropë nga SHBA-ja me një grup të rinjsh. Ajo u dërgua në spital për trajtim mjekësor pas lindjes dhe më pas është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark