Marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA'së për mineralet e rralla, deklarohet për herë të parë Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA’së për mineralet e rralla, deklarohet për herë të parë Trump

    Insajderi
    25 February 2025 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se presidenti urkanias, Volodymyr Zelenskyy “do të vijë për vizitë të premten” dhe tha se presidenti i Ukrainës “do të donte të nënshkruante marrëveshjen për mineralet me mua”.

    “Ne e kemi negociuar pak a shumë marrëveshjen tonë për mineralet e rralla”, shtoi ai, sipas Sky News, përcjell Insajderi.

    Duke folur më në përgjithësi për negociatat e paqes, Trump tha se trupat paqeruajtëse do të nevojiten për Ukrainën.

    Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të hapë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe administratës së presidentit, Donald Trump pas disa javësh tensionesh në rritje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark