Nasim Haradinaj thotë se Tara nuk refuzoi të dëshmonte për prokurorinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj thotë se Tara nuk refuzoi të dëshmonte për prokurorinë

    Insajderi
    25 February 2025 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se çdo ditë po dëshmohet se Gjykata është një etnike e ndërtuar politikisht, me qëndrime destruktive për të njollosur UÇK-në.

    Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i bindin që të flasin kundër dhe të shpifin. Tara ka bërë punë shumë të drejt, dhe ka të drejtë për revoltë”, tha Haradinaj në RTK.

    Ai tha se, Trupi Gjykues është dashur ta urdhëronte prokurorinë t’i publikonte ato dokumente.

    “Prokuroria nuk deshi t’i publikonte sepse dëshmohej ajo që thoshte Tara, se ato ishin manipuluar, e gjyqtari nuk ishte i interesuar të zbulohej kjo”, tha, Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark