Menaxhmenti i Trepçës ia fshinë komentet kritikuese punonjësit që e largoi nga puna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Menaxhmenti i Trepçës ia fshinë komentet kritikuese punonjësit që e largoi nga puna

    Insajderi
    26 February 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxhmenti i Trepça Sh.A., ka vepruar shpejt, pasi punonjësi Sherif Sinani ka kritikuar ashpër këta të fundit. Sinani është larguar nga puna prej komisionit disiplior, nën pretendimin se ka dëmtuar ndërmarrjen publike në vlerë prej 27,4 mijë euro.

    Sinani në një reagim në postimin ku Trepça njofton për largimin e tij, kurse ka akuzuar menaxhmentin aktual se po mvishen kinse janë me partinë në pushtet.

    Shkruni sa te doni. Aty mundeni me shkru shifra sa te doni. Keto jane pretendine te rrejshme, nese keni fakte atehere publikoni pasqyren financiar te Trepca sha. Ta shohim kur ku nga kush dhe kujt ju kan pagu. Vertetone nga expert e jo nga komisionet e juaja te formuar me anetar labil dhe amater , thjesht sahanlpirsa”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Edhe nje po jau them. Te gjith ju qe keni qene bashkepjesemarres duke fillu prej shyq jugosllavit e deri te sahanlpirsi ma i vogel. Qe po mi leni femijet pa buke. Nuk ka me jau fal kurrrr”, ka thënë tutje Sinani.

    Gjithsesi, menaxhmenti ka vepruar shpejt dhe pasi që është bërë lajm ka fshirë komentet e punonjësit të ndërmarrjes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark