E konfirmon edhe Supremja, mbetet në fuqi dënimi i Speciales për "Calin"- 15 vite burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon edhe Supremja, mbetet në fuqi dënimi i Speciales për “Calin”- 15 vite burgim

    Insajderi
    26 February 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme ia ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ish-komandantit të njësitit BIA, Salih Mustafës.

    “Calit” i mbetet në fuqi dënimi me burgim prej 15 vjetësh, i dhënë nga Apeli, në shtator të vitit 2024.

    “Ndër pika të tjera, Paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale. Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses”, thuhet në arsyetim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark