Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon Redoni - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon Redoni

    Insajderi
    26 February 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të nominimit për rikthim në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u rikthyer në lojë.

    Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar, duke theksuar se kishte shumë dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati, shkruan Indeksonline.

    “Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim në Big Brother VIP. Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja lojën si lojtar i vetëm, por nuk e deshti fati. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi Redoni.

    Edhe pse nuk u rikthye në shtëpi, Redoni mbetet një prej ish-banorëve që ka fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në lojë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark