Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit në Gjermani ku mbetën tre persona të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit në Gjermani ku mbetën tre persona të plagosur

    Insajderi
    26 February 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit profesionist të vrarë Besar Nimani, pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin që u krye pasditen e së mërkurës (26 shkurt) në Bielefeld ndaj të afërmve të vrasësit të dyshuar të vëllait të tij.

    Këtë ai e ka shpjeguar në një lidhje telefonike me mediumin gjerman “Westfalen-blatt.de

    “Nuk isha unë”, ka thënë shkurtazi për mediumin vëllai i Besar Nimanit.

    Të paktën tre persona mbetën të plagosur të mërkurën pasdite pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej një seancë gjyqësore lidhur me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, e ndodhur në vitin 2024.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës, kur të shtënat u dëgjuan rreth 150 metra larg ndërtesës së gjykatës. Sipas mediave në Gjermani, janë shkrepur të paktën tre plumba.

    Mediat gjermane raportojnë se mes të plagosurve janë dy të afërm të të akuzuarit Huseyin Akkurt – babai dhe vëllai i tij. Njëri është goditur në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar plagë serioze në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark