“Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti diskuton me Eglin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti diskuton me Eglin

    Insajderi
    26 February 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale, ku reperi Gjesti, i njohur nga Big Brother VIP Albania, shihet duke diskutuar me banorin tjetër, Eglin, pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e BBVA-së.

    Pas dyshimeve se ai tentoi të largohej duke kapërcyer murin e oborrit, momenti i bisedës mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e fansave.

    Në videon e publikuar, Egli e pyet Gjestin: “Çfarë pate?”, ndërsa Gjesti përgjigjet me ndjenja të sinqerta: “Veç mu ngushtua brenda… zemra, me bo diçka, më erdh [dëshira] për me dalë”.

    Këto fjalë tregojnë tensionin dhe presionin që ndjen Gjesti pas pesë muajve të plotë në izolim, duke qenë nën vëzhgimin e kamerave që nga tetori.

    Ky veprim i Gjestit ka ngritur shumë pikëpyetje mes fansave dhe ndjekësve të spektaklit, të cilët janë të interesuar për mënyrën se si banorët përballen me sfidat emocionale që sjell një eksperiencë e tillë.

    Situata e tij është veçanërisht e vështirë, pasi ai ka kaluar nga Big Brother VIP Kosova në BBVA, duke kaluar kështu një periudhë të gjatë nën presionin e kamerave dhe publikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark