Shoqata e Transportit e Podujevës proteston sot, akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të marrëveshjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Transportit e Podujevës proteston sot, akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të marrëveshjes

    Insajderi
    27 February 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Transportit e Podujevës ka njoftuar se sot, në orën 09:00, do të zhvillojë një protestë në Vranidoll për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga Komuna e Prishtinës.

    Sipas tyre, Trafiku urban i Prishtinës vazhdon të operojë në linjat që lidhin kryeqytetin me zonat jashtë territorit të tij, duke shkelur rregullat e dakorduara më herët.

    Konkretisht, shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban, të cilat, sipas tyre, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor.

    Kryetari i Shoqatës së Transportit, Beqir Mustafa, ka deklaruar se një nga linjat, ajo Prishtinë-Lluzhan-Sharban, ka hyrë në territorin e Komunës së Podujevës pa marrë miratimin e duhur.

    “Ne kishim arritur një marrëveshje që autobusët e trafikut urban nuk kanë të drejtë të marrin udhëtarë në rrugën magjistrale, por kjo marrëveshje është shkelur. Protesta do mbahet nesër në fshatin Vranidoll te ish – kazerma e ushtrisë”, ka thënë Mustafa.

    Shoqata paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet, do të ndërmarrin hapa të tjerë ligjorë dhe masa të mëtejshme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Mbetet për t’u parë nëse Komuna e Prishtinës do të reagojë ndaj këtyre akuzave dhe protestës së paralajmëruar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark