Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt

    Insajderi
    27 February 2025 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi spanjoll, Atletico Madridi synon edhe një përforcim të madh nga Manchester Cityt këtë verë, pas ‘goditjes’ me Julian Alvarez.

    Sipas CaughtOffside, Atletico Madrid po synon mesfushorin e City, Mateo Kovacic, këtë verë, si pjesë e një rishikimi të madh të skuadrës.

    Pavarësisht thashethemeve të mëparshme për një lëvizje në janar, Kovacic qëndroi në City, por vera nuk pritet ta zë në Etihad.

    Megjithatë, burimet sugjerojnë se ai mund të shitet këtë verë, me Atleticon që bën lëvizje konkrete për kroatin 30-vjeçar.
    City është i hapur për transferim, me një tarifë rreth 30 milionë euro, megjithëse Atletico mund të përpiqet të ulë çmimin.

    Kontrata e Kovacic është deri në vitin 2027, dhe ndërsa Fenerbahce është gjithashtu e interesuar, kroati preferon të qëndrojë në një ligë të lartë evropiane.

    Një lëvizje në Atletico gjithashtu mund ta ribashkojë atë me ish-bashkëlojtarin e Cityt, Julian Alvarez, i cili po shkëlqen me klubin e La Ligës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark