Votuesit në konsullatën e Francës s’e veçojnë fort profesorin parisien të VV’së, ja sa vota mori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votuesit në konsullatën e Francës s’e veçojnë fort profesorin parisien të VV’së, ja sa vota mori

    Insajderi
    27 February 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prurja e re e Listës ‘Guxo’, Nezir Kraki, subjekt ky i cili hyri në garën zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është se u veçua fort nga komuniteti shqipfolës në shtetin ku kontriboi si profesor i shkencave politike.

    Votuesit nga jashtë në konsullatën e Kosovës në Paris e kanë votuar Arben Vitinë, Albulena Haxhiun, Faton Pecin, Donika Gërvalla-Schwarzin, Xhelal Sveçlën e Hekuran Muratin para tij.

    Kraki ka marrë gjithsej 54 vota, derisa më i votuari i VV’së është prijësi i listës, Albin Kurti me 162 vota.

    Numra treshifrorë të votave ka edhe numri dy i VV’së në listën zgjedhore, Glauk Konjufca- 141 sosh.

    Në këtë konsullatë, Lëvizja Vetëvendosje rezulton të jetë më e votuara, me 182 të votave ose 81,25 për qind të tyre.

    Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris, Nezir Kraki, edhe para aderimit ishte shfaqur si adhurues i zjarrtë i VV’së nëpër qëndrime publike. Ai kishte kundërshtuar edhe fjalët e ambasadorëve në Kosovë.

    Kraki e kishte quajtur vetën “baba i analizave”.

    “Unë jam edhe nana. A e dini pse? Hajgaret anash. I kam 10 vjet që flas e shkruaj publikisht për vakitë politike të shqiptarëve në Ballkan, e vaki të tjera në Evropë e Botë. Këto 10 vjet asnjë germë, asnjë fjalë, nuk e kam ndryshuar qëndrimin. Jam origjinal në atë që them”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark