Insajderi
Botë

Putin: Nuk e refuzojmë zgjidhjen paqësore të luftës në Ukrainë

Insajderi
27 February 2025 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Putin: Nuk e refuzojmë zgjidhjen paqësore të luftës në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vladimir Putin thotë se Rusia nuk e refuzon një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë.

Duke folur në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), presidenti rus tha gjithashtu se Moska dhe SHBA janë të gatshme të krijojnë bashkëpunim, por se disa elita perëndimore kërkon të minojnë dialogun e tyre. Ai tha se kontaktet fillestare me administratën e Donald Trump dhanë bazë për shpresë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Putin përcaktoi kushtet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Ai kërkon dorëzimin e territoreve ukrainase që pretendon por nuk i kontrollon plotësisht dhe tërheqjen e Kievit nga pretendimi për t’u anëtarësuar në NATO./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark