Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    27 February 2025 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten vranësira dominojnë vendin, por që herë herë mund të shfaqen intervale të shkurta me diell. Orëve të mëngjesit ultësirave mund të ketë kushte për mjegull apo mjegullinë.

    Nga mesdita edhe priten të reshura të dobëta lokale shiu, që mund të shoqërohen me bubullimë. Reshje dëbore parashihen vetëm zonave malore. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-5m/s. Temperaturat minimale 3C e 6C, e ato maksimale paksa më të ulëta, luhaten ndërmjet 9C e 13C.

    Reshje lokale shiu parashihen ditën e shtunë, me temperatura ende të larta deri në 12C e 14C. Të dielen temperaturat pësojnë një rënie në 6C, e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, apo dëbore në pjesë më të larta. Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, e do të ketë më shumë intervale me diell ditën e martë, kur dhe temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 10C. Minimalet zbresin sërish nën 0C, deri në -3C të martën në mëngjes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark