Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, vazhdon me projektet e saj për mirëqenien e qytetarëve - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, vazhdon me projektet e saj për mirëqenien e qytetarëve

    Insajderi
    28 February 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projekti i Mirëmbajtjes, përveç rregullimit të pamjes estetike të hyrjes, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit në hyrje, duke ofruar një ambient më të sigurt dhe më të organizuar për qytetarët.

    Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe do të rrisë ndjenjën e sigurisë për banorët dhe vizitorët. Pjesë e këtij projekti është edhe renovimi i hyrjes në Lagjen Dodona, Rr. Xhavit Mitrovica, ku janë realizuar punime për përmirësimin e infrastrukturës, instalimin e ndriçimit të ri dhe paisjeve të tjera që do të lehtësojnë lëvizjen dhe do të rrisin standardet e sigurisë në këtë zonë.

    Ky projekt është një hap tjetër i rëndësishëm në përpjekjet e NPB-së për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark