Udhëtimi juaj IMAX në CINEPLEXX fillon tani - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Udhëtimi juaj IMAX në CINEPLEXX fillon tani

    Insajderi
    28 February 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    IMAX with Laser është një teknologji më e avancuar e projeksionit që përdor projektorë lazer për të ofruar një përvojë kinematografike superiore.

    Cineplexx në Prishtinë ka hapur sallën e parë IMAX në Kosovë, duke sjellë një përvojë kinematografike të avancuar për adhuruesit e filmit. Kjo sallë është e pajisur me teknologjinë më të fundit IMAX me Laser, e cila ofron imazhe më të qarta dhe tinguj rrethues të fuqishëm.

    Me kapacitet prej 316 vendeve të rehatshme, çdo moment në ekran bëhet madhështor. Për të përjetuar këtë përvojë të re kinematografike, mund të vizitoni Cineplexx në Albi Mall, Prishtinë.

    Ky ekran është i pari i këtij lloji në rajon, duke ofruar një përvojë kinematografike të paharrueshme dhe mundësinë për të shikuar filma në një format të jashtëzakonshëm.

    Nëse jeni adhurues të kinemasë dhe dëshironi të shijoni një përvojë të paharrueshme filmash, atëherë nuk mund të humbisni mundësinë për të parë filma në IMAX, tani të disponueshëm në Cineplexx Prishtinë!

    MA I MADHI N’RAJON

    Kjo sallë është ndërtuar për t’ju dhënë përvojën më të fuqishme të kinemasë që keni provuar ndonjëherë !

    Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar filma në IMAX. Eksperienca IMAX tashmë në Cineplexx Prishtinë 🔥

    Captain America Brave New World  duke u shfaqur çdo ditë në IMAX !

    Mickey 17

    Nga 5 Marsi n’IMAX

    Nga shkrimtari e regjisori i çmimit Oskar i “Parasite”, Bong Joon Ho, dhe i bazuar në romanin e vitit 2022 Mickey7 nga Edward Ashton, vjen një përvojë e re kinematografike novatore, me protagonist Robert Pattinson! Filmi flet për punonjësin Miki, puna e të cilit është të shkojë në misione të rrezikshme dhe kur një nga variantet e tij vdes, replikanti i tij është pothuajse menjëherë i disponueshëm dhe ka shumicën e kujtimeve të paraardhësit të tij.

    Shumë surpriza do të vijnë …


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark