Pesë persona lëndohen pas një aksidenti mes tri veturave në fshatin Baicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë persona lëndohen pas një aksidenti mes tri veturave në fshatin Baicë

    Insajderi
    28 February 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në magjistralen Pejë – Mitrovicë.

    Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Baincë rreth orës 15:00.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet relevante dhe e kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark