Papa Françesku në gjendje të paqëndrueshme/ Vatikani: Pësoi një krizë të fortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Papa Françesku në gjendje të paqëndrueshme/ Vatikani: Pësoi një krizë të fortë

    Insajderi
    28 February 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Prej më shumë se dy javësh, ai ndodhet i shtruar në spital me diagnozën e pneumonisë bilaterale.

    Së fundmi, burime bëjnë me dije se Papa Françesku ka kaluar një krizë të fortë me frymëmarrjen e cila çoi në  përkeqësim të papritur të gjendjes së tij respiratore.

    Ai u trajtua me aspirim bronkial dhe ventilim mekanik jo-invaziv, duke pasur një përgjigje të mirë ndaj trajtimit.

    Mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij dhe kanë nevojë për 24-48 orë për të përcaktuar nëse ka pasur dëmtime të tjera në gjendjen e përgjithshme. Aktualisht, Papa është koshient dhe mbetet i shtruar në spital për tu stabilizuar plotësisht.

    Gjatë ditëve të fundit, Vatikani kishte raportuar përmirësime të lehta, por ende kërkohen ditë të tjera për të vlerësuar plotësisht prognozën e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark