Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

    Insajderi
    28 February 2025 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber ka ngjallur shqetësim mes fansave pasi publikoi një video në Instagram ku shihet duke pirë duhan dhe me sy të lodhur.

    Krijuesi i hitit “Baby”, 30 vjeç, u shfaq me një buzëqeshje të zbehtë ndërsa thithte nga një cigare në një video të gjatë një minutë.

    Ky postim vjen pas kritikave që ai u përball për sjelljen e tij në një event të gruas së tij, Hailey Bieber, si dhe pas një videoje tjetër ku performonte një rep për të qenit “high”, shkruan DailyMail.

    Pamja e tij e dobësuar dhe shpërndarjet e çuditshme në rrjetet sociale kanë shtuar shqetësimin për shëndetin e tij.

    Fansat i bënë thirrje të marrë ndihmë, veçanërisht për hir të djalit të tij gjashtëmuajsh, Jack.

    Përfaqësuesi i Bieber mohoi se ai po përdor substanca të forta, duke thënë se këngëtari është fokusuar në prindërimin dhe muzikën e re.

    Ndërkohë, burime të afërta me çiftin pretendojnë se Hailey është e shqetësuar për Justin dhe nuk di si ta ndihmojë.

    Bieber ka folur më parë për luftën e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga, duke pranuar se ka pasur momente shumë të vështira në të kaluarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark