“Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara”, Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara”, Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

    Insajderi
    01 March 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë nga debate të forta mes Rozanës, G Banit dhe Gjestit, me këtë të fundit në qendër të kritikave për vendimet e tij brenda lojës.

    Në veçanti, Rozana dhe G Bani e kanë kundërshtuar rikthimin e Jozit në shtëpi, pavarësisht fyerjes së rëndë që ai kishte bërë ndaj Gjestit duke e quajtur “bir shkine”.

    Rozana e ka sjellë këtë çështje në vëmendje, duke i kujtuar Gjestit se si ai e fali dhe e riktheu Jozin, pavarësisht fjalëve të rënda që kishte përdorur ndaj tij.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Rozana: “Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon më t’i dalësh përpara. Shko, dili përpara, a e ke sjellë për vete?”.

    “Dili përpara se e ka bërë namin e zi! Ia jep edhe dorën dhe i thua ‘deri në fund bro’”.

    Gjesti u përpoq të justifikohej, duke thënë se faktet flasin ndryshe: “Mos rrej ashtu sepse janë videot”.

    Pas debatit të ashpër, Gjesti u largua duke thënë nga larg: “E dini që jua kalli nervat juve”.

    Situata mbetet e tensionuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa banorët vazhdojnë përplasjet për strategji dhe veprimet e njëri-tjetrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark