Ndahen përfundimisht Diana dhe Arioni, çifti i BBVK? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndahen përfundimisht Diana dhe Arioni, çifti i BBVK?

    Insajderi
    01 March 2025 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër çift i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka marrë fund.

    Diana dhe Arioni, dy ish-banorët e këtij edicioni, kanë vendosur të ndahen pas një periudhe të shkurtër bashkë.

    Lajmi u raportua nga Prive, duke bërë të ditur se dyshja ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundimisht ka çuar në ndarje.

    Një tjetër sinjal që ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së tyre është mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.

    Diana dhe Arioni kanë fshirë çdo postim të mëparshëm si çift dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë fund edhe virtualisht marrëdhënies së tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark