Erion Veliaj reagon sërish: Prokurori i trajton Facebook-un dhe Instagram-in si skenë krimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj reagon sërish: Prokurori i trajton Facebook-un dhe Instagram-in si skenë krimi

    Insajderi
    02 March 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon të reagojë në rrjetet sociale, pavarësisht se ndodhet në qeli.

    Këtë të diel është ndalur të një tjetër “padrejtësi” siç e konsideron ai.

    Veliaj thotë se akuzohet lidhur me faqen e Facebook-ut dhe Instagramit të tij, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori i trajton ato si skenë krimi.

    “Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”, shkruan Veliaj.

    Ndër të tjera ai sqaron se çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore dhe artistike të qytetit sa më shumë mundet për të informuar publikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark