Policia e Kosovës shkëlqen në garat e shenjëtarisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës shkëlqen në garat e shenjëtarisë

    Insajderi
    02 March 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në garat e shenjëtarisë “Kupa Adem Jashari”, duke siguruar vende të para.

    Sipas njoftimit zyrtar, më 1 mars 2025, nën organizimin e Federatës së Shenjtarisë, u mbajtën garat tradicionale që bashkuan gjashtë klube të ndryshme nga vendi.

    Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, megjithëse mori pjesë për herë të parë, arriti rezultate të shkëlqyera, duke fituar tri vendet e para në disiplinën e pushkës serike për kategorinë senior meshkuj, si dhe vendin e parë në disiplinën e pistoletës standard për kategorinë senior femra.

    Policia e Kosovës falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit e kësaj gare të rëndësishme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark