Garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën "është një ushtri e fortë ukrainase" thotë Zelensky - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën “është një ushtri e fortë ukrainase” thotë Zelensky

    Insajderi
    02 March 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina beson se garancia e saj më e mirë e sigurisë “është një ushtri e fortë ukrainase” – diçka që ai thotë se është i sigurt se edhe Sir Keir Starmer, kryeministri britanik, e di.

    Ai thotë se është “e rëndësishme” që aleatët evropianë të mos e rishqyrtojnë rolin e Rusisë si palë agresore, duke shtuar se ai ka ngritur çështjen e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të tij përsëri, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Marrëdhëniet e Ukrainës me SHBA-në do të ekzistojnë, thotë Zelensky, duke shtuar më vonë se ai nuk mendon se skenat e së premtes brenda Zyrës Ovale “nuk sollën diçka pozitive ose shtesë për ne si partnerë”.

    Ai shton se është “i sigurt se kjo situatë do të kalojë” dhe se në të ardhmen, nëse bisedimet janë “konstruktive, do të vijë një rezultat pozitiv”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark