Rrahmani: Kemi shanse të mëdha të kualifikohemi në Ligën B - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rrahmani: Kemi shanse të mëdha të kualifikohemi në Ligën B

    Insajderi
    02 March 2025 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll më 20 mars, do ta ketë një përballje shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve kundër Islandës.

    “Dardanët” në “Fadil Vokrri” do ta synojnë me çdo kusht fitoren për të rritur gjasat për t’u kualifikuar në Ligën B.

    Sulmuesi Albion Rrahmani, foli në Klan Kosova rreth kësaj loje.

    Rrahmani u shpreh optimist rreth një rezultati pozitiv.

    “Unë po shpresoj që kemi shanse shumë të mëdhaja, sepse siç po shihet tani edhe grupi është shumë i shëndoshë dhe jemi shumë të mirë. Jemi duke shkuar në një rrugë shumë të mirë dhe po shpresoj që të gjithë lojtarët të jemi me shëndet mirë dhe ta bëjmë atë lojë qysh ne dimë më së miri dhe të kualifikohemi në grupin B”, tha ai në emisionin Sports Show.

    Ai foli edhe për konkurrencën brenda kampit të udhëheq nga Franco Foda.

    “Për mua është një lajm shumë i mirë sepse kam shoqëri të mirë edhe me Vedatin. Unë dua që gjithmonë ai të jetë në formën e mirë sepse në kombëtare nuk shikohet se a po luan konkurrenca e jote dobët apo mirë, unë edhe nëse jam në bankën rezervë, do të jem aty që t’i 100 për qind i fokusuar dhe po shpresoj që të luajë dhe ta jap maksimumin”, theksoi Rrahmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark