Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Insajderi
    03 March 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, raporton A2 CNN. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, janë nën hetim nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.

    Si Meta, ashtu dhe Kryemadhi, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar masat e sigurisë së miratuara ndaj tyre, detyrim paraqitje për Kryemadhin, dhe arrest me burg për Metën.

    Pasi depozitoi rekursin, avokati i Metës, Genc Gjokutaj, tha se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e dhënë nga dy shkallët më të ulëta, me pretendimin se ish-presidenti i Republikës po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.

    Sipas avokatit, mes argumenteve për lirimin e Metës ishte listuar edhe nevoja për të qenë pjesëmarrës në fushatën elektorale të para 11majit. Gjokutaj tha se Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet, që sipas tij nuk e ka treguar deri më sot dhe se pas shterimit të gjykatave të brendshme, nëse është e nevojshme do të trokasin edhe në Strasburg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark