Arrestohet 50-vjeçari në Prizren, kërkohej si i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 50-vjeçari në Prizren, kërkohej si i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje

    Insajderi
    03 March 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Krushë të Vogël të Prizrenit është arrestuar një 50 vjeçar i cili ishte në kërkim pasi është i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për “Vjedhje të rëndë”

    “Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave  të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.

    I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.  I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I arrestuari  E.M. (50 vjeçar)  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark